“Provokon” Prekazi: Uroj fitoren e Partizanit të Beogradit
Ish sulmuesi i Partizanit të Beogradit, Xhevat Prekazi, kishte ardhur bashkë me valën e talenteve kosovarë në Partizan jugosllav.
“Beogradi është qyteti dhe shteti jem. Atë gjithmonë e kam fol. Krejt çfarë kam bërë në jetën time, në Beograd i kam ba. Partizani është shtëpia jeme e dytë.”
Historia e tij duket si e pasqaruar, thotë se nuk ka qenë kundër Kosovës, por e vetmja gjë që i ka interesuar është futbolli. Ndeshjen Partizani i Beogradit-Skënderbeu do ta ndjekë nga tribunat e stadiumit, tifo bën për klubin e tij dhe shpreson të fitojë./Tv Klan