Shqiptari terrorizon italianët, qëllon me armë para lokalit
Një 45-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi qëlloi me armë zjarri disa herë pranë një lokali në Terni të Italisë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30, kur banorët raportuan në polici të shtënat me armë. Kur policia mbërriti në vendngjarje, shqiptari tentoi të arratisej dhe armën e hodhi në disa shkurre aty pranë.
Por, ai u arrestua ndërsa arma u sekuestrua nga hetuesit. Mediat italiane nuk kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarit, ndërsa nuk dihen shkaqet përse 45-vjeçari filloi të qëllonte me armë.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk u lëndua asnjë person.
/tvklan.al