Prokuroria kërkon 18 vite burg për nënë e bijë, mashtruan me vizat për në Kanada
Prokuroria e Tiranës kërkon 18 vite burg për nënë e bijë Luli dhe Adela Makashi , të cilat akuzohen për mashtrim.
Nënë e bijë kanë mashtruar 225 persona me pretendimin se do t’i çonin në Kanada me viza studimi.
Organi i akuzës ka kërkuar përkatësisht 10 vite burg për Lule Makashin dhe 8 vite burg për vajzën e saj Adela.
Nënë e bijë u arrestuan në Kanada në Prill të vitit 2016, disa ditë pasi Policia e Tiranës zbuloi skemën mashtruese dhe arrestoi bashkëpunëtorin e tyre Klevis Rreshka.
Pas arrestimit në Kanada, Luli Makashi bashkë me vajzën mbërritën në Shqipëri më 27 Prill rreth orës 23: 50 minuta, ku janë zhvendosur rreth orës 00:40 minuta në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Ndalimi i tyre nga policia kanadeze është bërë vetëm me anë të një kërkesë (raporti) policor të Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Interpol Tiranës.
/tvklan.al