Ngjarje makabre, i riu vret 9 persona
Një burrë ka pranuar se ka vrarë 9 persona, duke u justifikuar me faktin se kanë qenë viktimat ata që kanë dashur të vdisnin dhe ai i ka ndihmuar.
Mësohet se autori i kësaj ngjarje makabre ka kontaktuar me viktimat në Twitter me pretendimin se 'ata donin të kryenin vetëvrasje'. Sipas policisë mësohet se autori Takahiro Shiraishi, 27 vjeç, i ka joshur viktimat në banesën e tij dhe më pas iu ka bërë “ofertën” për t’i vrarë. Policia në Tokio, Japoni, zbuloi trupat e vrarë në apartamentin e Shiraishit, ndërsa trupi i një femre 23- vjeçare rezulton i zhdukur. Trupat ishin therur dhe policia ka gjetur rreth 240 kocka në banesën e tij. Shiraishi u tha oficerëve: 'Unë nuk mund të hidhja apo t’i fshihja, pasi kisha frikë se mos arrestohesha. Ai tha se i kishte copëtuar trupat e viktimave në banjë duke përdorur një sharrë, e cila është sekuestruar nga policia Zhdukja e personave filloi në Gusht dhe policia nisi menjëherë hetimet./tvklan.al