Gjykata spanjolle ultimatum për Puigdemont


Gjykata spanjolle ultimatum për Puigdemont

15:47 01/11/2017

Gjykata e lartë e Spanjës u ka dhënë liderëve të shkarkuar katalanas 3 ditë kohë për t’u paraqitur në seancë. Ndaj Puigdemont dhe 13 bashkëpunëtorëve të tij, drejtësia spanjolle kërkon edhe 6.2 milionë për detyrimet gjyqësore.

Përgjigjia e ish-presidentit katalanas nuk vonoi. Përmes avokatit të tij belg, Puigdmeont njoftoi se nuk do të paraqitet në seancën e së enjtes.

Në këto kushte nuk ka vend për kthim në Spanjë, tha avokati.

Mirëpo refuzimi i thirrjes së gjykatësit spanjoll rrezikon të kompromentojë më tej pozitat e ish-liderit katalanas. Nëse Carles Puigdemont dhe 5 ish-zyrtarët rajonalë që ndodhen në Belgjikë nuk paraqiten në gjykatë, ndaj tyre mund të kërkohet masa e arrestit me burg.

Të martën Puigdemont mohoi zërat se ka shkuar në Bruksel për të kërkuar azil politik, ndonëse udhëtimi i tij në kryeqytetin belg i ngjan një arratisjeje nga prangat.

Prokuroria spanjolle e akuzon ish-presidentin katalanas për rebelim dhe kryengritje, por ende nuk ka kërkuar masën e arrestit me burg.

Tv Klan






Të ngjashme