PD-PS përplasje për ekonominë e kanabisin


PD-PS përplasje për ekonominë e kanabisin

15:25 01/11/2017 https://youtu.be/1YEHpFX_n38

Gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2018-të në Komisionin e Ekonomisë, ministri i Financave Arben Ahmetaj ironizoi herë pas here opozitën mbi akuzat e saj per kanabizimin e ekonomisë.

“Buxheti është me rritje si pasojë e formalizimit dhe rritjes ekonomike. Ku është kanabisi këtu? Pse përfshin qytetarët e ndershëm me kanabis”?

Por opozita kërkoi të dijë si është e mundur që sektori i ndërtimit, me kontributin më të madh në rritjen ekonomike nuk ka rritje të kreditimit.

Deputetja e PD Jorida Tabaku:

“Mos bëni pis qytetarët se kanabisin e solli qeveria dhe ka bërë biznes qeveria, jo biznesi i vogël që po i vini taksa”.

Demokratët thanë se do të çojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, nëse perfshirja ne TVSH e biznesit te vogeli lihet në kompetencë Këshillit të Ministrave dhe jo parlamentit.

Në kohën që mazhornaca nisi të sqaronte buxhetin për reformën në drejtësi, deputetët demokratë kanë ngritur tonet.

PD braktisi punimet e Komisionit të Ekonomisë, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu qëndrimin e saj kundër projekt-buxhetit. Në 2018-ën buxheti do të jetë 3.7 miliardë Euro. Të ardhurat parashikohen të rriten me 200 milionë Euro, ndërsa fondet për punë publike rriten me 40%.

Tv Klan






Të ngjashme