Avokati: Femrat që veshin xhinse të grisura duhen…
Një avokat egjiptian është vënë në qendër të kritikave pasi ka deklaruar se gratë të cilat mbajnë xhinse të grisura duhet të përdhunohen.
Nabih al-Wahsh tha se nëse një grua mban veshur pantallona të tilla ajo meriton të ngacmohet seksualisht dhe sipas tij, kjo ishte detyra kombëtare e çdo mashkulli egjiptian.
Komente të tilla skandaloze u bënë nga juristi egjiptian gjatë një shfaqjeje televizive në kanalin Al-Assema.
Al-Wahsh ishte i ftuar në një emision televiziv, ku të ftuarit po diskutonin rreth ligjeve në lidhje me “prirjet drejt shthurjes”.
Ai tha se nëse gratë veshin xhinse të grisura duke treguar pjesë të këmbëve të tyre, “ftojnë” meshkujt që t’i ngacmojnë ata.
Sipas asaj që shkruan Al Arabiya, avokati shtoi se të përdhunosh gratë që mbajnë të tilla xhinse është një detyrë kombëtare, duke nënkuptuar se kjo është një mënyrë që ata të mësojnë të respektojnë veten.
Ai tha:
“Femrat duhet të respektojnë veten, në mënyrë që të kenë edhe respektin e të tjerëve. Mbrojtja e moralit është më e rëndësishme se mbrojtja e kufijve”.
/tvklan.al