5 ton kanabis, Apeli rikthen në burg Rakip Arapajn
Gjykata e Apelit në Vlorë ka rikthyer në burg Rakip Arapaj. 58-vjeçari dyshohet si poseduesi i 5 ton hashash që u zbuluan në banesën e vëllait (të vdekur) shumë pranë banesës së tij në fshatin Llakatund të Vlorës.
Vendimi i rikthimit të Arapaj në burg u mor nga trupa e gjyqtarëve Klodiana Gjyzari, Hysen Saliko, Petrit Aliaj.
Dosja “Llakatundi” bëri shumë zhurme në media jo vetëm për sasinë e drogës së gjetur, por edhe për vendimin ndaj Arapajt.
Në rivlerësimin e masës së sigurisë ne Gjykaten e Shkallës së Parë, Arapaj u la i lirë në kushtët e dorëzimit të pasaportës dhe garancisë pasurore në vlerën e 1 milionë lekë të reja. /ABC News