Ministri i Brendshëm italian viziton Tiranën
Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri ditën e premte. Ai do të jetë i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë i Ministrisë dhe Policisë italiane.
Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.
Teksa njoftoi për vizitën e Ministrit Minniti, Ministria e Brendshme përcolli për mediat edhe axhendën e tij gjatë ditës së nesërme, si më poshtë:
Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme (do t’ju shpërndahen pamjet nga MB).
Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë.
Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis (takimi do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve dhe do të jetë me regji qendrore)./tvklan.al