Zhduket pronari i 5 ton kanabis
Rreth 1 muaj pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë e la të lirë, Apeli kërkon prangosjen e pronarit të 5 tonëve kanabis në fshatin Llakatund.
Por, një muaj kohë që i la drejtësia ka qenë e mjaftueshme që Rakip Arapaj të arratisej. Policia e Vlorës është nisur drejt fshatit Llakatund për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës, por natyrisht nuk e ka gjetur në banesë 58-vjeçarin.
Policisë nuk i mbeti gjë tjetër veçse ta shpallë në kërkim, ndërsa prokurorisë në hetimet e saj do t’i mungojnë deklaratat e personit kryesor që mund të zbulonte të dhëna të rëndësishme.
Gjykata e Shkallës së Parë e liroi pas deklaratës së Arapajt se banesa ku u gjet droga i përkiste vëllait të tij, që kishte ndërruar jetë shumë kohë më parë, e që atëherë sipas tij nuk kishte shkelur aty. Por Prokuroria tha se brenda banesës veç 5 tonëve hashash u gjetën edhe dy armëve kallashnikov, 2 litra e gjysmë vaj hashashi, e disa filxhanë kafeje.
Lirimi i tij u bë me kusht që të dorëzonte pasaportën, ndërsa la si garanci pasurore 1 milionë lekë të reja. KLD ka nisur një hetim për këtë rast, por edhe për lirimin edhe të 6 personave të tjerë nga Llakatundi përgjegjës për 15 ton drogë, që u sekuestruan gjithsej në këtë fshat.
Burimi: Klan Plus
Përgatiti: K. Kotolloshi