26-vjeçari plagos me sende të forta dy vëllezër
Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur pasi u dhunuan nga një 26-vjeçar pas një sherri për motive banale.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen Nr.1 të Pogradecit. Policia thotë se Borian Syzo goditi me sende të forta vëllezërit A.C, 44 vjeç dhe A.C, 46 vjeç në lokalin në pronësi të tyre si edhe ka dëmtuar orenditë e këtij të fundit.
Dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
/tvklan.al