Ze Maria: Do të bëjmë në fund llogaritë
Tirana është 6 pikë larg Bylisit, ekipit që do të luajë të shtunën në “Selman Stërmasi”. Një fitore do të thellonte diferencën, por për Ze Maria nuk është ende koha që të mendohet se objektivi është arritur.
“Të mendojmë që të fitojmë pastaj të bëjmë llogaritë, që duhen bërë në fund”.
Sipas skemës së Kategorisë së Parë në fazën e tretë përgjysmohen pikët dhe 5 ekipet e parë luajnë për tu ngjitur në Superligë. Megjithatë Ze Maria për diçka është arritur, të luhet si ekip.
“Loja e grupit mungonte kur erdha tani ka ndryshuar, por nuk duhet të ndalemi duke përmirësuar lojën tonë”.
Trajneri brazilian i Tiranës ndodhet në Shqipëri prej disa muajsh, por duket se është i përqëndruar më shumë te puna se sa te argëtimi.
“Nuk kam patur shumë kohë të shikoj qytetin, pasi kur nuk jam në fushën e stërvitjes punoj në shtëpi apo qëndroj me familjen”.
Tirana mbetet ekipi për tu mundur në Kategorinë e Parë, pasi pas 6 javësh ka vetëm fitore dhe asnjë gol të pësuar.
Tv Klan