PS: Kryebashkiaku i Mallakastrës preket nga dekriminalizmi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës. Agron Kapllanaj sipas PS rezulton i dënuar me dy vite burg për vjedhje në Italia në vitin 2004 dhe preket nga ligji i dekriminalizimit.
KQZ votoi me 4 vota kundër dhe 3 pro heqjes së mandatit të Kapllanajt. PD dhe LSI kanë bashkuar votat kundër kërkesës së socialisteve. Pas këtij vendimi reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla. Sipas tij në Mallakastër duhet të bëhen zgjedhje të reja pasi kryetari i bashkisë preket nga dekriminalizimi.
Balla sqaron në reagim se prokuroria në këtë rast nuk e ka lexuar ligjin siç duhet pasi ai ka dhe fuqi prapa vepruese. Sipas organit të akuzës ndalimi 10-vjeçar i parashikuar nga ligji për dekriminalizimin në lidhje me këtë masë dënimi ka përfunduar tashmë prej 1 viti.