Nënshkruhet protokolli bashkëpunimit Itali – Shqipëri
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe homologu italian Marco Minniti nënshkruan sot në Tiranë protokollin ‘Mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit dhe trafikimit të qenieve njerëzore’.
Marrëveshja konfirmon vullnetin e përbashkët për të zhvilluar nismat dypalëshe, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë së brendshme të dy vendeve dhe të forcojnë bashkëpunimin policor, për parandalimin e terrorizmit ndërkombëtar, trafikimin e qënieve njerëzore dhe krimeve të lidhura me të.
Ndaj fjala kyç është ‘bashkëpunimi operacional’, i cili bazohet në shkëmbimin e informacionit dhe përvojën në fushën e trajnimit.
Mbi bazën e Protokollit, dy policitë do të shkëmbejnë informacione dhe kryejnë operacione të përbashkëta me qëllime parandaluese, për të identifikuar subjektet e dyshuara për kryerjen e aktiviteteve kriminale
./tvklan.al