Edhe gjykata kundër Valbonës
Hidrocentralet mbi lumin Valbonë do të vazhdojnë të ndërtohen. Gjykata Administrative sot vendosi rrëzimin e padisë së banorëve dhe shoqatave mjedisore. Ambientalistët thanë se nuk mundet që një zonë të jetë njëkohësisht edhe park natyror edhe park industrial.
Me gjithë përpjekjet e banorëve të zonës dhe shoqatave mjedisore, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi pro ndërtimit të hidrocentraleve në Lumin e Valbonës, që sipas specialistëve po çojnë në shkatërrimin e Parkut Kombëtër dhe prishjen e luginës Piktoreske të Valbonës.
Banorët shprehen të vendosur për t’i vazhduar përpjekjet e tyre dhe do ta apelojnë vendimin.
Shtetasja amerikane Catherine Bohne, e cila u bë simboli i protestave për Valbonën, shprehet se banorët janë më të bashkuar se kurrë dhe se do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje.
KLAN PLUS