Video/ 48-orëshi i Arilena Arës në Athinë, “Nëntori” pushton Greqinë


Video/ 48-orëshi i Arilena Arës në Athinë, “Nëntori” pushton Greqinë

18:37 04/11/2017

Vera e këtij viti shënoi shpërthimin e saj artistik dhe një nga skenat më të mëdha muzikore në Europë mirëpriti këngëtaren shqiptare Arilena Ara. Këngëtarja 19-vjeçare arriti të bëjë për vete mijëra fansa me këngën e saj. Mjaftoi vetëm një këngë që Arilena të njihej kudo ku depërtoi kënga e saj. Hiti “Nëntori”, arriti të pushtojë klasifikimet në 24 vende të ndryshme të botës.

Dhe më e fundit por jo më pak e rëndësishmja, këngëtarja ishte e ftuar speciale në Greqi në festën e 16-vjetorit të “Heaven Music”, shtëpisë së njohur muzikore që është në pronësi të grupit më të madh mediatik grek “Antenna”.

“Jo vetëm modë”, me gazetarin Eni Shehu sjellin një kronologji të plotë të aktivitetit të këngëtares në Greqi duke filluar nga mbërritja në vendin fqinj dhe deri në fund të udhëtimit.

Suksesi i Arës tashmë duket i pandalshëm ndërkohë që konfirmon për “Jo vetëm modë” se janë përcaktuar datat e turneut të ardhshëm në Greqi dhe po ashtu një tjetër lajm i mirë është se do të performojë si e ftuar speaciale në spektaklin e talenteve të reja në Rumani.

/tvklan.al

 






Të ngjashme