Shkodër/ Ndërron jetë 23-vjeçari i plagosur në atentat


Shkodër/ Ndërron jetë 23-vjeçari i plagosur në atentat

20:13 05/11/2017 https://youtu.be/G_6k1_chyxI

Ndërron jetë 23 –vjeçari Hermes Beriqi, i cili u plagos të shtunën në mbrëmje pas një atentati në lagjen Guerrile të Shkodrës. I riu ishte sjellë për trajtim më të specializuar në kryeqytet, pasi u qëllua me armë nga  dy 17- vjeçarët me të cilët ishte konfliktuar në një lokal.

Dy autorët u arrestuan pak orë më vonë nga policia.

17-vjeçarët, Ervis Hoxha e Ditmir Harifi u gjetën në një ndërtesë të pabanuar, në fshatin Golem të Shkodrës.

Policia sekuestroi edhe armën e krimit dhe një motoçikletë që atentatorët e përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Burime të policisë thanë për Tv Klan se para atentatit palët ishin zënë në lokal për një tavolinë.

Gjovalin Loka Drejtori i Policisë së Shkodrës

“Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasojë e një konflikti të çastit”.

Beriqi,  i dënuar me parë për vjedhje, mësohet se i kishte goditur dy të rinjtë, të cilët u larguan nga lokali dhe u kthyen pas pak minutash duke hapur zjarr mbi të.

Policia arrestoi edhe 21-vjeçarin Bekim Turishta 21 vjeç, banues Zogaj të Shkodrës me akuzën se ndihmoi autorët të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Tv Klan






Të ngjashme