Ironia me “engjëjt” e Victoria’s Secret
Supermodelet e Victoria’s Secret janë më të pëlqyerat, më të kërkuarat e më të paguarat, por nuk janë të vetmet që mund të veshin një kostum sensual të linjës së njohur.
Është ky mesazhi i modeles amerikane Tabria Majors, e cila jo pa ironi, ka pozuar me të brendshmet e Victoria’s Secret, duke imituar pozicionet e modeleve. Majors promovon me krenari format e saj trupore. 27-vjeçarja, modele e Sports Illustrated, është ndër më të përlqyerat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikërisht për sensin e humorit dhe sinqeritetin ndaj ndjekëseve. Së fundi ajo pranoi për mediat amerikane se përpara se të bëhej modele, punonte si pastruese, por asnjëherë nuk i vinte turp për atë që bënte. Tv Klan