Apple e përfshirë tek parajsat fiskale, “Paradise Papers” nxjerr sekretet
Dokumentet e “Paradise Papers” kanë zbuluar se e përfshirë në “parajsat fiskale” është edhe kompania më fitimprurëse në botë, Apple.
Kjo kompani është zbuluar se ka krijuar një strukturë të fshehtë duke shmangur miliarda dollarë taksa. Sipas dokumenteve, Apple përdorte disa praktika të vetat lehtësuese për skemën e taksave irlandeze.
Por, në vitin 2013 Apple iu shmang praktikës irlandeze të taksave duke aplikuar një masë të quajtur “strehim tatimor”, që do të thotë taksa më të ulëta. Më pas, të gjitha paratë janë vendosur në një llogari offshore në ishullin Channel të Jersey, që tani shuma përllogaritet në rreth 252 miliardë Dollarë.
Apple ka reaguar duke thënë se struktura e re nuk kishte ulur taksat e saj. Kompania shtoi se ajo mbetet tatimpaguesi më i madh në botë, duke paguar rreth 35 miliardë Dollarë gjatë tre viteve të kaluara.
“Paradise Papers” është investigim i disa gazetarëve që kanë zbuluar se në parajsat fiskale të fshehjes së të ardhurave janë të përfshirë shumë politikanë e personalitete botërore.
/tvklan.al