Aksidentohet i riu me motor

Foto Ilustruese

Aksidentohet i riu me motor

13:20 07/11/2017

Një 24 – vjeçar ka mbetur i plagosur për shkak të një aksidenti të ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Gramsh – Moglicë.

Burime zyrtare sqarojnë se i riu me iniciale V.H., banues në fshatin Mashan, doli nga rruga ndërkohë që udhëtonte me motoçikletë.

Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Gramshit, 24 – vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Tiranë.

/tvklan.al






Të ngjashme