Video/ A është e dashuruar Arjola Shehu? Ja çfarë thotë moderatorja
Arjola Shehu ishte sot në emisionin “Rudina”, në një rrëfim ndryshe nga ku foli për familjen dhe jetën private.
Pavarsisht këmbënguljes së moderatores Rudina Magjistari për të zbuluar nëse Shehu është e dashuruar, moderatorja e “Kush vjen për drekë”, është shmangur me takt duke mos thënë as po as jo.
“Kam qenë goxha e rezervuar për jetën private dhe preferoj t’i kem shumë të rralla daljet, nuk kam dashur të ekspozohem shumë. Tani unë kam mësuar t’i shmangem kësaj pyetje pasi kam patur më parë edhe një emision showbiz-i. Ta lëmë mister më mirë”,
tha Shehu.
/tvklan.al