Shqiptari i arratisur kapet nga policia greke
Një 27-vjeçar pa dokumente është arrestuar nga policia greke gjatë një kontrolli të papritur policor në Janinë.
Sipas mediave greke, shqiptari ishte arratisur dy vite më parë nga gjyqi që zhvillohej në Athinë.
Ai po gjykohej për grabitje të dhunshme. 27-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, rezulton që të jetë edhe pa dokumente qëndrimi në shtetin grek.
Ai u arrestua mëngjesin e sotëm, ndërsa është dënuar në mungesë me 10 vite burg dhe refuzim të hyrjes në vend për dosjen e vitit 2015.
/tvklan.al