2 mijë euro për t’u punësuar në FA, pranga punonjësit të Policisë Ushtarake


2 mijë euro për t’u punësuar në FA, pranga punonjësit të Policisë Ushtarake

11:22 09/11/2017

Dy persona janë arrestuar nga autoritetet në Vlorë, njëri prej tyre punonjës i Policisë Ushtarake në këtë qytet.

Punonjësi Deraldo Kamberi dhe Erlind Varfi, të dy 23 vjeç, akuzohen se në bashkëpunim me njëri – tjetrin i kanë marrë një personi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro, me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në strukturën e Forcave të Armatosura.

Policia ka sekuestruar edhe shumën e vlerave monetare prej 2000 Euro.

Të arrestuarit do të duhet tashmë të përballen me akuzën e

 “korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkepunim

”.

/tvklan.al






Të ngjashme