Video/ Kush është Edisoni, 22-vjeçari që vdiq në aksident
Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Vaqarr – Ndroq.
Viktimat janë Athanas Xhavara 45 vjeç nga Gjirokastra dhe Edison Sefa 22 vjeç nga Tirana. Burimet policore bëjnë me dije se 45-vjeçari Xhavara drejtonte makinën tip Toyota me targa AA 757 DZ kurse 22-vjeçari Sefa nga Tirana ishte drejtuesi i mjetit tip Benz me targa TR 1432 U. Edison Sefa ishte një prej elektroautove më të mirë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Mësohet se Edisoni ishte djali i vetëm mes tre motrave në familjen Sefa. [caption id="attachment_330194" align="aligncenter" width="1355"] Foto: Edison Sefa dhe makina e tij "Benz" me targa TR 1432 U me të cilën u përplas[/caption] Ndërsa Athanas Xhavara nga Gjirokastra ishte pronar i tre kompanive. Bizneset e Xhavarës janë të përqëndruara në fushën e sigurimit të objekteve publike dhe private; riciklim; eksport-import dhe tregtimin me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshëm. Përplasja ballore mes dy mjeteve ndodhi tek “kthesa e Arbanës”. Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Burimi: Klan Plus