Dyshja Rexhep Çeliku-Liljana Cingu në 60 vite Ansambël
Në ditët e saj jo më të mira, në një skenë e cila për këta artistë profesionistë nuk është shtëpia e tyre, Ansambli i Valleve dhe Këngëve Popullore gëzon datëlindjen e 60-të në Teatrin Kombëtar.
Për të ndërtuar gjashtë dekada histori, Drejtori Artistik, Gerti Druga rrëmoi çdo arkiv fotografik dhe filmik.
E shtuna dhe e diela ndoshta do të jenë për një nga ikonat e valles shqiptare, Rexhep Çeliku, mbrëmjet më ngarkesë të madhe emocionale. Ai ka lënë gjurmën e tij në skenën që e jetoi që në moshën 22-vjeçare e deri sot.
Të rezervuar për të zbuluar përmbajtjen e programit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen Merita Halili për të kënduar e për të kërcyer një tjetër ikonë, valltarja elegante Liljana Cingu.
/Tv Klan