Shpresat barazojnë me Irlandën
Kombëtarja Shpresa barazoi 1 – 1 me Irlandën e Veriut në takimin kualifikuese të Europianit 2019 i zhvilluar të premten. Golat në sfidën e luajtur në Tiranë u shënuan në pjesën e dytë.
Fillimisht Ramadani në minutën e 83’ realizoi për Shqipërinë, por pak më irlandezoveriorët barazuan rezultatin. Një rezultat që nuk e ndihmon Kombëtaren Shpresa në përpjekjet për tu kualifikuar në finalet e Europianit të 21-vjeçarëve. Shqipëria pas 5 ndeshjesh ka 6 pikë dhe renditet në vendin e tretë.
Takimi radhës do të jetë me Sllovakinë më 23 Mars të vitit të ardhshëm në shtëpi.
Tv Klan