Truproja akuzon Mariah Carey-n për ngacmim seksual
Skandali me ngacmimet seksuale në Hollywood e në Showbizin amerikan, përfshin edhe Mariah Carey-n. Por në këtë rast është ylli i muzikës që akuzohet për ngacmim.
Michael Anello, truproja e 47-vjeçares kërkon të padisë në gjykatë këngëtaren, pasi e akuzon për ngacmim seksual, racizëm dhe për pagesa të parregullta.
Ngjarja për të cilën pretendon Anello ka ndodhur dy vite më parë. Sipas tij, gjatë një udhëtimi në Kaliforninë e Jugut, ylli i popit e ka thirrur në dhomën e saj teksa gjendej vetme me veshje intime.
Truproja kërkon nga Mariah Carey një dëmshpërblim prej 700 mijë dollarësh.
Tv Klan