Droga në Velipojë, arrestohet një nga tre të kërkuarit
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë kapur në Lezhë një nga tre personat e shpallur në kërkim për drogën në e sekuestruar të shtunën në Velipojë.
32-vjeçari me iniciale F.M., banues në Përmet, është arrestuar pas një operacioni që zgjati disa orë, ndërsa policia ende po kërkon dy 20-vjeçarin J.B. nga Vlora dhe 44-vjeçari GJ.N. nga Lezha.
Enriko Zyle 42 vjeç nga Shkodra, efektiv i Policisë kufitare në Tiranë, u arrestua paraditen e së shtunës gjatë operacionit ku u kapën 1.5 tonë drogë. Ai u kap në momentin kur drjetonte makinën e mbushur me lëndë narkotike ndërsa e transportonte tek gomonia në breg te detit.
Në oborrin magazinës nga ku po nxirrej droga ndodheshin edhe disa automjete të tjera të mbushura me kanabis. Bashkë mu Zylen u ndaluan edhe Sokol Ujka, 42 vjeç, Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, Genti Dano, 35 vjeç, Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, të gjithë nga Vlora./tvklan.al