80-vjeçarja-Kryeministrit: Ti më thua do të të fus në burg! Rama: Do të të bëja deputete


80-vjeçarja-Kryeministrit: Ti më thua do të të fus në burg! Rama: Do të të bëja deputete

21:22 11/11/2017

Gjatë bisedimit të kryeministri Edi Rama me banorët e Burrelit në kuadër të asaj që kryeministri e quan “bashkëqeverisjes me qytetarët për Shqipërinë që duam”, tërhoqi vëmendjen një e moshuar me oratorinë dhe problematikat që ngriti.

E moshuara e cila nuk u prezantua me emër, por që tha se ishte një pensioniste që kishte punuar 33 vite në Post Telekomunikacion dhe kishte 14 000 lekë pension tha se “

jam duke shkuar tek 80-at. Dritat i kemi vetë, ujin e kemi vetë, hidrocentrali i Burrelit më ka zënë 300 dynym tokë në Ulëz, Karl Marksi dhe Frederik Engelsi, ndërsa ti mua more zoti kryeministër…unë kam në 2014-tën disa drita pa paguar dhe ti më thua do të të fus në burg. Për atë pronën atje mua s’ma ka dhënë kush asnjë qindarkë, edhe unë kam dëshirë që t’i paguaj ato drita, por unë kam pasur fatkeqësi dhe më kanë ngel të prapambetura. Pra s’jam e zonja t’i paguaj kurrë ato.

Më tej ajo u ankua edhe për taksat për një lokal me katër tavolina që kishte hapur për të ndihmuar pensionin sidhe për mbesën e saj që kishte përfunduar shkollën për psikologji dhe kishte dy vite pa punë.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj se fatkeqësisht nuk e kishte njohur më parë, se ndryshe sot do të ishte deputete.

Unë s’të kam njohur ty përpara, se pa asnjë shaka ti sot do të ishte deputete në parlament. Por nuk të kam njohur përpara. Të siguroj do ishe deputete sot 100 për qind, por s’të kam njohur, ky është edhe faji i partisë që nuk na prezanton me oratorët e vërtetë të komunitetit. Faktikisht ti ngrite të gjithë problemet e Shqipërisë.

Kryeministri më tej i kujtoi se “

në burg nuk të fut njeri se nuk paguan drita…nuk është futur njeri kurrë në burg se nuk ka paguar drita, por ata që i vjedhin dritat.

/tvklan.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155301346766523/






Të ngjashme