Vdes punëtori shqiptar në Greqi
Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në rrugën rurale Sivoton-Vraxanas.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari po punonte me një makinë bujqësore që përdorej kryesisht për pastrim, kur mjeti u përmbys duke zënë sipër 30-vjeçarin.
Sipas mediave, makina bujqësore i përkiste një shtetasi grek, por përdorej nga punëtori shqiptar. Identiteti i viktimës nuk është bërë me dije.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Igumenicë, ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë aksident me pasoja fatale. /
tvklan.al