Aksidenti në Rrugën e Kombit, viktima një këngëtare


Aksidenti në Rrugën e Kombit, viktima një këngëtare

11:45 13/11/2017

Vajza që ndërroi jetë në aksidentin e ndodhur në hyrje të Kalimashit pasditen e së dielës ishte një këngëtare e muzikës popullore të Mirditës,  Stela Gjoka.

Ngjarja ndodhi  në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit. Një mjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga vetë këngëtarja doli nga rruga  dhe u përplas me  barrierat.

Një nga pjesë e trafikndarëses depërtoi mes për mes makinës.  29 -vjeçarja nga Mirdita ndërroi jetë dy orë pas aksidentit, kurse 32 vjeçari nga Ferizaj i Kosovës ndodhet në spital.

Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti dhe pse dyshohet që paraprakisht makina ishte me shpejtësi dhe lagështira në rrugë./abcnews.al






Të ngjashme