Tërmet i fuqishëm 6.5 ballë në Kosta Rika
Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Kosta Rikës mbrëmjen e së dielës.
Sipas Institutit Sizmiologjik Amerikan, tërmeti ishte me magnitudë 6.5 dhe ra në një thellësi prej 10 kilometra.
Nga lëkundjet e forta sizmike nuk ka raportime për të lënduar. Ndërkohë, në Jaco një ndërtesë u evakuua për shkak të dëmtimeve që pësoi.
Kujtojmë se mbrëmë në kufirin mes Irakut dhe Iranit ra një tërmet i fortë 7.3 ballë dhe deri tani numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 200.
/tvklan.al