“Bosnja nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës pa pëlqimin e serbëve”
Deklarata e Bakir Izetbegoviç se shpreson se Bosnja do ta njohë pavarësinë e Kosovës duket se ka të bëjë me marrëdhëniet e reja midis Beogradit dhe Ankarasë dhe ndjenjën e tij të rrezikut për mënyrën se si u prit presidenti turk në Serbi.
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviç.
“
Megjithëse e di se Bosnja nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës pa pëlqimin e serbëve, anëtari i presidencës së Bosnjës dhe Herecegovinës, Izetbegoviç me qëllim bën deklarata të tilla në mënyrë që të provokojë reagimin e Beogradit
”, tha ajo./Klan Kosova