61.6% e australianëve pro martesave të çifteve homoseksuale


61.6% e australianëve pro martesave të çifteve homoseksuale

11:10 15/11/2017

Australianët kanë votuar me shumicë dërrmuese në favor të legalizimit të martesave të së njëjtit seks, në një sondazh historik.

Byroja Australiane e Statistikave tha se 61.6% e njerëzve kishin votuar që të lejohen martesat mes çifteve homoseksuale.

Më shumë se 12.7 milionë njerëz – rreth 79.5% e votuesve të mundshëm – morën pjesë në anketën, e cila kishte një pyetje: “A duhet ndryshuar ligji martesor për të lejuar bashkëshortët e të njëjtit seks të martohen?”

Anketa ishte vullnetare, ndryshe nga zgjedhjet e detyrueshme të Australisë.

Këtë të mërkurë është paraqitur në Senat, një projekt-ligj për ndryshimin e ligjit.

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, tha se qeveria e tij synon të kalojë ligjin në parlament deri në Krishtlindje.

Fushata “PO” argumentoi se ishte një debat rreth barazisë, ndërsa fushata për “JO” u përqendrua në përkufizimin e familjes, duke ngritur shqetësimin se si çështje të tilla gjinore do të mësohen në shkolla.

/tvklan.al






Të ngjashme