Vdes reperi 21- vjeçar
Lil Peep, një reper nga New York, ka vdekur si pasojë e një mbidoze nga droga.
Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit është Gustav Åhr, publikoi albumin e tij të parë në Gusht të këtij viti.
21- vjeçari shikohej si yll në ngjitje në botën e muzikës.
Disa muzikantë të tjerë të njohur reaguan menjëherë pas lajmit se Peep kishte vdekur.
“Peep kishte shumë gjëra për të bërë dhe vazhdimisht po më inspironte. Ndihem keq për të”, tha DJ dhe producenti muzikor, Diplo.
“Peep ishte njeriu më i këndshëm. Të dilje me të, të flisje me të për muzikë, idetë për këngët dhe turet që kishim ndërmend së bashku ishin të mrekullueshme. Do t’u mungosh të gjithëve”, shkroi producenti holandez i muzikës, Marshmello.
Åhr vdiq disa orë përpara se të performonte të mërkurën mbrëma në Arizona, në një koncert për të promovuar albumin e tij.
Tekstet e tij i referohen depresionit dhe përdorimit të drogës. Ai e ka shprehur hapur se është i varur ndaj kokainës, ekstazisë dhe qetësuesit Xanax.
“Jam në mënyrë depresive i varur ndaj drogës dhe jam afër pikës ku mund të thyhem. Çdo gjë që unë dua po zhduket”, ka shkruar Peep në Shkurt të këtij viti në Twitter.
Disa orë përpara se të vdiste ai postoi në Instagram një fot ku dukej që po merrte dy pilula.
Në një postim një ditë më parë ai shkroi: “Kur të vdes do të më doni”.
/tvklan.al