Shkatërrohet rrjeti i drogës Holandë – Itali, qendra ishte Shqipëria
Një operacion masiv anti-drogë ka çuar në arrestimin e 14 personave që trafikonin lëndë narkotike nga Holanda në Shqipëri.
Ky superoperacion u zhvillua nga policia italiane në bashkëpunim me policinë holandeze dhe u finalizua në Firence. Sipas hetuesve, qendër e drogës dyshohet të ketë qenë Shqipëria, prej dhe nga ka kaluar. Më pas, trafiku vazhdonte drejt Holandës me destinacion përfundimtar Italinë.
Përfitimet nga të ardhurat e drogës ky rrjet i trafikut ndërkombëtar i investonte në trafikun e prostitucionit.
Mes të arrestuave, gjashtë janë shqiptarë. Ndaj tyre është ngritur akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit u sekuestrua rreth 1 ton lëndë narkotike. /
tvklan.al