Video/ Rrëfehet Irena Kita: Si më bëri për vete bashkëshorti 


Video/ Rrëfehet Irena Kita: Si më bëri për vete bashkëshorti 

13:20 16/11/2017

Avokatja Irena Kita zbuloi sot përmes emisionit “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan se si e ka bërë për vete bashkëshorti Arvin Kita.

Irena tha se fillimisht nuk e dinte se Arvini ishte shef kuzhine, por e ka marrë vesh vetëm një javë pasi kishin filluar të dilnin bashkë, pasi bashkëshorti e surprizonte me ëmbëlsira të cilat i gatuante vetë.

“Unë nuk e dija që bashkëshorti im ishte shef kuzhine, e kuptova vetëm një javë pasi frekuentoheshim, mbante pak era kuzhinë kur e takoja, por filloi të më surprizonte me ëmbëlsira dhe një ditë e pyes se kush i përgatit këto ëmbëlsira? Dhe më thotë që i bënte të gjitha vetë. Është tamam thënia që dashuria vjen nga stomaku. Mendoj se pjesa shpirtërore dhe kimia mes nesh na bashkoi”,

tha Kita.

/tvklan.al

 






Të ngjashme