KLD mblidhet për gjyqtarin Shkëlqim Miri
Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të zhvillojë mbledhjen e radhës të premten për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për gjyqtarin Shkëlqim Miri, i arrestuar për korrupsion.
KLD me vendimin e vet mund të pezullojë gjyqtarin nga detyra deri në përfundim të hetimit dhe më pas mund të merret masa e shkarkimit të tij nëse shpallet fajtor.
Gjyqtari Shkëlqim Miri akuzohet për favorizimin e një të dënuari kundrejt duke përfituar 20 mijë euro. Në banesën e gjyqtarit policia gjeti 34 milionë lekë të reja.
Tv Klan