Gjysma e popullsisë “e marrosur” pas “Sulltaneshës Kosem”


Gjysma e popullsisë “e marrosur” pas “Sulltaneshës Kosem”

19:09 16/11/2017

Seriali turk “Sulltanesha Kosem” ka thyer rekordet e shikueshmërisë në Tunizi.

Lajmi bëhet i ditur nga Anadolu Agency, sipas të cilës, seriali që transmetohet në një kanal privat të Tunizisë ka rritur 48 për qind të shikueshmërisë.

Sipas të dhënave të publikuara nga një kompani e hulumtimit të rejtingut, niveli i shikueshmërisë të sezonit të dytë të serialit, i cili filloi të transmetohet më 6 nëntor, është më i lartë se sa shikueshmëria e të gjitha serialeve të transmetuara në të gjitha kanalet në këtë vend.

Më tej thuhet se seriali i cili ka arritur 48 për qind nivelin e shikueshmërisë është shikuar nga 4.8 milionë njerëz në Tunizi, shtet me një popullsi prej 11 milionë banorësh.






Të ngjashme