Vazhdojnë grabitjet në vend, autorët enden të lirë
Vazhdojnë grabitjet në vend, autorët enden të lirë
Shpërndaje
16:43 13/01/2014Afro 10 grabitje me armë janë regjistruar që nga mesi i dhjetorit në vend. Më 17 dhjetor, dy persona të armatosur e me maska hynë forcërisht në banesën e Gezim Xhekës në Bulqize dhe nën kërcënimin e armës u grabitën para e sende të tjera, ndërsa dhunuan familjarët.Dy ditë më vonë dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e një arme pistoletë i grabitën dy varëse floriri, një sasi lekësh dhe një aparat celular një biznesmeni në qytetin e Fushë – Krujës.Mbrëmjen e 23 dhjetorit, po në Fushë– Krujë, disa persona të armatosur ndaluan një qytetar që udhëtonte me makinë dhe i moren atij sendet personale, paratë dhe makinën, e cila u gjet e djegur më vonë nga policia poshtë urës së Tapizës.Pa kaluar 24 orë, 4 persona të armatosur me kallashnikovë grabitën një agjendari në qendrën tregtare TEG.Më 26 dhjetor, 10 persona të maskuar u futën në nje lokal në Livadhja të Sarandës dhe duke kërcënuar me armë pronarët e tij, nëne e bir, u grabitën paratë e xhiros.Më 3 janar, maskat i grabitën 2 milione lekë drejtuesit të një kamioni me fruta. Po në të njëjtën ditë u njoftua për grabitjen e makinës së një banke.Deri më tani, vetëm për ngjarjen e 19 dhjetorit në Fushë – Krujë janë ndaluar disa të dyshuar. Për të gjitha grabitjet e tjera, nuk ka ende asnjë të arrestuar.