Shkojnë për trajnim në Angli, 4 komandot shqiptarë dezertojnë
Katër komando të Forcave të Armatosura Shqiptare janë vënë nën hetim nga Prokuroria, për dezertim.
Burime për
ABC News
thonë se 4 ushtarakët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, kishin shkuar në Angli për trajnim. Por pas përfundimit të trajnimit, në fund të muajit Tetor, komandot nuk janë kthyer në Shqipëri.
Ka qenë Ministria e Mbrojtjes, e cila ka bërë kallëzimin në Prokurori. Kjo e fundit ka nisur hetimet për këtë rast të pazakontë, të regjistruar në gjirin e Forcave elitë të Ushtrisë Shqiptare.
/tvklan.al