Dezertimi i komandove, reagon Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar për hetimin e nisur ndaj 4 ushtarakëve shqiptarë për dezertim.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, kjo ministri sqaron:
“Lidhur me lajmin e publikuar në media pasditen e sotme, zyra e shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes bën me dije se: 4 efektivë ushtarake, që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj.
Sipas “Kodit Penal Ushtarak”, ndaj 4 efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë është depozituar kallëzim penal “Për dezertim”. Prej disa javësh, çështja është në hetim nga ana e autoriteteve përkatese.”/tvklan.al