Kryeministri i Libanit transferohet në Paris
Kryeministri libanez, Saad Hariri pranon ftesën e presidentit francez Emmanuel Macron për t’u transferuar në Paris. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i jashtëm francez, Jean Ives Le Drian, i cili ndodhet në Riad, ku është takuar edhe me mbretin Salman.
Ndërsa ministri i jashtëm i Arabisë Saudite ka shtuar se kryeministri libanez është i lirë të largohet nga Riadi kur të dëshirojë.
Kryeministri Saad Hariri u nis në një vizitë në Arabinë Saudite më 4 nëntor dhe nuk është kthyer më në vendin e tij dhe kërkesa për dorëheqje nuk iu pranua nga presidenti libanez, i cili e cilësoi një prangosje dhe detyrim nga autoritetet arabe.
Klan Plus