Video/ Alida Hisku rrëfen përjashtimin nga skena: Sikur më hoqën nga shtëpia
Në vitet ’70 dhe fillimet e viteve ’80 Alida Hisku ishte ndër këngëtaret më të njohura në Shqipëri. Por, në kulmin e karrierës, këngët e saj u ndaluan së transmetuari papritur në verën e vitit 1982.
Sot, e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan këngëtarja tha se pas përjashtimit nga skena muzikore shqiptare është ndjerë sikur e kanë larguar nga shtëpia.
“Jam rritur në skenë nga nëna ime e cila ka qenë në Teatrin e Operas. Në atë kohë na mernin me vete për të mbushur skenën, por në të vërtetë ka qenë një ndjesi e veçantë. Skena pa publik ishte edhe si vend loje për ne fëmijët e artisëve në atë kohë.
Kur u përjashtova isha 23 vjeç dhe u ndjeva sikur më hoqën nga shtëpia. Skenën e përjetoj më shumë se gjithçka, duartrokitjet janë suksesi i një këngëtari. I jam mirënjohës publikut që edhe pa aktivitet artistik nuk më ka harruar”,
tha Hisku.
/tvklan.al