Mësuesi demokrat shkarkon drejtorin e Arsimit
Mesazhi i një mësuesi në platformën “Bashkëqeverisja me qytetarët” i ka kushtuar postin drejtorit të Arsimit në Malësinë e Madhe dhe ka rikthyer në punë arsimtarin Gjovalin Veshtaj, në lëndën e gjeografisë.
Veshtaj denoncoi rastin personal me një mesazh në këtë portal, ku sqaronte rrugën se si kishte mbetur pa punë në vitin 2013-të dhe kishte aplikuar në konkursin e Ministrisë së Arsimit, ku kishte dalë i pari, por çuditërisht vendin e punës e fitoi personi që rezultonte i dyti në konkurs.
“Kam kënaqësinë t’ju informoj se prej ditës së djeshme qytetari që nuk heshti duke e përcjellë shqetësimin tek unë, përmes platformës Shqipëriaqëduam.al, e fitoi të drejtën dhe nisi punë. ”
“Ndërkohë”,
tha Nikolla, “
kam kërkuar fillimin e procedurës së menjëhershme për gjetjen e përgjegjësve dhe shkarkimin e drejtuesve të Arsimit, Zyrës Arsimore Malësi e Madhe, për abuzim me detyrën dhe cënim e të drejtës së qytetarit.
Lindita Nikolla ftoi të gjithë mësuesit që të ndjekin këtë rrugë dhe të denoncojnë në portalin bashkëqeverisja me qytetarët.
Nikolla tha se pavarësisht bindjeve politike, si në rastin e Gjovalin Veshtaj, i cili pranon se është anëtar i Partisë Demokratike prej vitit 1992, çdokush do të jetë në punë sipas meritave pasi mësuesit janë të nxënësve dhe jo të partive.
Tv Klan