
Rita Ora surprizon jurinë, shfaqet si konkurrente në “Voice of Germany”
Jemi në audicionet e fshehura të “Voice of Germany”, por nuk është një audicion i zakonshëm, në të po këndon këngëtarja më origjinë shqiptare Rita Ora.
Juria nuk është e informuar, anëtarët e saj habiten nga zëri i bukur që po këndon “Your song”.
Të gjithë anëtarët e jurisë shtypin butonin dhe shohin se para tyre gjendet ylli i muzikës.
Rita ishte e ftuar nga produksioni për këtë surprizë të bukur për jurinë dhe gjithë fansat e saj.
Klan Plus