“Dashuria nuk njeh kufij”, çifti martohet në kufirin mes dy shteteve
Një grua meksikane dhe një burrë amerikan kanë provuar se dashuria nuk njeh kufij, duke bërë martesën pikërisht në gardhin që ndan dy shtetet e tyre.
Policia amerikane e kufirit hapi portën në Playas de Tijuana, e njohur si si Dera e Shpresës në San Diego, për një orë të shtunën, duke lejuar takime të shpejta për miqtë dhe të afërmit e të dy palëve. Në anën meksikane ishte Evelia Reyes, e cila mbërriti e veshur me një fustan të bardhë, duke pritur për të takuar dhëndrin e saj, Brian Houston. Ajo u shoqërua nga tre fëmijët nga martesa e saj e mëparshme. “Dashuria nuk njeh mure apo kufij”, tha Reyes. Në portë një gjyqtar meksikan menjëherë e martoi atë me Houston, i cili u afrua nga ana e SHBA veshur me një kostum gri. Reyes dhe Houston ishin takuar në Meksikë 3 vjet më paraë, dhe në mungesë të dokumenteve të emigracionit ajo nuk mund të udhëtonte në SHBA, problem i cili mesa duket tashmë do të marrë zgjidhje./tvklan.al