4 persona vjedhin kasafortën e një minimarketi
4 persona kanë vjedhur gjatë orëve të para të mëngjesit një sasi parash në një minimarket, në lagjen nr 2 të Pogradecit.
Burime zyrtare thonë se grabitësit kanë marrë kasafortën e dyqanit sëbashku me paratë dhe janë larguar.
“Nga të dhënat e para dyshohet se kanë qenë katër persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë marrë kasafortën, janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja”,
sqaron policia në një njoftim.
Autoritetet thonë se po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/tvklan.al