Video/ Ministri filmohet duke urinuar në natyrë


Video/ Ministri filmohet duke urinuar në natyrë

12:47 20/11/2017

Ministri për ruajtjen e ujit  në Indi është duke u përballuar me kritika të shumta kohët e fundit.

Arsyeja është se Ram Shinde është filmuar duke urinuar në një fushë, pavarësisht politikave të qeverisë që po mundohet të bindë njerëzit që të përdorin tualetet.

Opozitarët e kanë konsideruar këtë veprim të njërit prej ministrave, si dështim të gjithë fushatës së qeverisë aktuale mbi pastërtinë.

Sipas

BBC

, Ram Shinde, është justifikuar duke thënë se ishte thirrje e natyrës sepse nuk ndihej mirë dhe se nuk mund të gjente një tualet tjetër.

/tvklan.al






Të ngjashme