Partizani fiton me përmbysje në Kukës
Partizani e fitoi ndeshjen me Kukësin, por skuadra vendase e nisi thuajse në avantazh ndeshjen pas 11-metërshit që Kale’ fitoi në minutën e 8.
Ndërhyrja e Malotës u vlerësua si e gabuar nga gjyqtari që akordoi një penallti. Sidrit Guri u tregua i saktë. Për arsye të protestës, trajneri i Partizanit, Starova u përjashtua nga arbitri për pjesën e mbetur të ndeshjes. Të kuqtë nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe ushtruan presion. Kjo solli edhe një mungesë sigurie në mbrojtjen kuksiane, si dhe golin e barazimit nga Bardhi.
Në fund të pjesës së parë një gafë e mbrojtësit Alla, u shfrytëzua më së miri nga bardhi që dha një asist për Prognin, i cili shënoi golin e dytë për Partizanin.
Pjesa e dytë solli tension në fushë, lojë të kërkuese nga të dy palët por jo ndryshim të rezultatit.
Partizani merr fitoren e parë pas 3 humbjeve radhazi që favorizoi edhe Flamurtarin që mbajti vendin e dytë në renditje. Në Gjirokastër, Laçi mori një barazim të vlefshëm 1-1 me Luftëtarin dhe ruan vendin e 5-te ne renditje.
Tv Klan